CH-Ballkani

PSD kërkon hetim për 53 milion eurot për Bechtel Enkan

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se buxheti i Kosovës është orientuar gabimisht, në ndërtim autostradash tranzit, në vend se në rritje të prodhimit dhe në ngritje të mirëqenies së qytetarëve.

Sipas PSD-së, Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës, përmes vendimeve të ngutshme e të gabueshme, po e rëndojnë edhe më tepër barrën financiare të qytetarëve të Kosovës.

Ata po e konsiderojnë të dëmshme dhënien e 53 milion eurove Bechtel Enkës.

Partia Socialdemokrate kërkon “ që institucionet e Kosovës që sa më parë ta hetojnë gjithë procesin e ndërtimit të kësaj autostrade, që nga kontrata fillestare, e deri tek aneks-kontrata e fundit, ashtu që të gjithë përgjegjësit për keq menaxhim të fondeve publike të dalin para drejtësisë”.