Muzikë
PS dhe FDP me mocion në mbështetje të festivalit Alba në Cyrih
Dy asamblistë të Cyrihut: Përparim Avdili i FDP-së dhe Reis Luzhnica i SP-së kanë paraqitur një postulat që kërkon një zgjidhje afatgjatë për Festivalin Alba

Festivali Alba në Cyrih, festivali më i madh i muzikës shqiptare nën qiell të hapur në Evropë, po përballet me vështirësi, skruan albinfo.ch. Pasi u ndalua gjatë pandemisë së koronës për shkak të “komunitetit të prekur fort” që pretendohej të ishte komuniteti shqiptar, edhe edicioni i këtij viti rrezikonte të anulohej.
Por cila është arsyeja për këtë? Anarkistët e majtë “Autonomët” që kanë pushtuar arealin ku duhej të mbahej festivali dhe ngurrimi i qytetit për të bërë kompromis, raporton “NZZ”.
Për muaj të tërë, organizatorët nuk kishin marrë ndonjë përgjigje të qartë nga qyteti i Cyrihut nëse festivali mund të zhvillohet ndonjëherë. Dhe kjo ndërkohë që qyteti kishte nënshkruar një marrëveshje qiraje me autonomët e përmendur më lart.
Për shkak të kësaj pasigurie, dy asamblistë të Cyrihiut: Përparim Avdili i FDP-së (Partia Liberale) dhe Reis Luzhnica i SP-së (Partia Socialdemokrate) kanë paraqitur një postulat. Ai kërkon një zgjidhje afatgjatë për Festivalin Alba. Ata nuk tregojnë mirëkuptim për “muajt e vonesës” dhe kritikojnë se komuniteti që qëndron pas festivalit (shqiptarët) “edhe një herë nuk po merret seriozisht”.
Sugjerimi i tyre: Qyteti i Cyrihut, së bashku me organizatorët, duhet të kërkojnë një vend të përshtatshëm ku festivali mund të zhvillohet përgjithmonë.
Luzhnica thekson se festivali është i rëndësishëm për komunitetin shqiptar dhe paraqet një ofertë interesante kulturore, transmeton albinfo.ch. Nuk ka asgjë të tillë askund tjetër në Zvicër. Ai beson se duhet të ketë hapësirë si për festivalin ashtu edhe për format alternative të strehimit (sa u përket anarkistëve autonomë). Nuk duhet t’ë vihen këto dy komunitete kundër njëri-tjetrit.
Përveç pyetjes nëse festivali mund të zhvillohet fare, ka edhe paqartësi për datën e saktë.
Dita Federale e Falënderimeve, Pendimit dhe Lutjes më 17 shtator mund të ndikojë në datën e favorizuar, pasi nuk lejohet të zhvillohen koncerte në natyrë në atë ditë, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht këtyre sfidave, organizatorët janë optimistë dhe shpresojnë për një zgjidhje afatgjatë dhe të parashikueshme për Festivalin Alba.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës E njohur si një prej aktivisteve të hershme të komuniteti shqiptar në Vjenë si dhe për...
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të krijojë një regjistër kombëtar të borxhit Sistemi aktual i lejon debitorët të fshehin borxhet e tyre kur lëvizin nga një kanton në...
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?