Të tjera
Provokon Serbia, fton të rinjtë vullnetarë për shërbim ushtarak
Konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024, ka shpallur Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, duke provokuar kështu sërish.
Përmes një njoftimi janë ftuar të rinjtë e moshës 19 deri në 30 vjeç që ta bëjnë këtë aplikim, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
”Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë”, thuhet në njoftim.
Këtij njoftimi i jepet konotacion nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.
Për këtë shpallje të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë ka reaguar Octopus Institute, ku thuhet se edhe Kosova duhet t’i ftojë të rinjtë në shërbim ushtarak.
“Qeveria e Kosovës duhet t’i thërrasë rininë e saj që vullnetarisht t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është thelbësore të jesh i përgatitur, veçanërisht në dritën e thirrjes së fundit të Serbisë”, thuhet në reagimine këtij instituti në platformën “X”.
Ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.
Po ashtu, sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, kishte bërë një vizitë në Kosovë dhe Serbi ku kishte kërkuar nga dy shtetet që të jenë të hapura për dialog.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” të martën për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës.
Më 24 shtator një grup terrorist në krye me Milan Radojçiq sulmuan Policinë e Kosovës, ku vranë policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut