Lajme
Protestuesit hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut
Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh në orën 4:45 të mëngjesit, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Bild, për arsye sigurie, të gjitha fluturimet u ndërprenë.
Judith Beadle, e cila ishte e përfshirë në protestë, deklaroi se me fluturimet e shtrenjta treni dhe transportet e tjera publike po shkatërrohen.
“Kur rezervojmë një fluturim, ndihemi të turpëruar. Përgjegjësia i takon qartë qeverisë: ajo u jep linjave ajrore miliarda para taksash çdo vit, dhe në të njëjtën kohë treni dhe transporti tjetër publik po shkatërrohen”, u shpreh ajo për Bild.
Aeroporti priste pushues të shumtë në fundjavën e parë të pushimeve, me një total prej rreth 350,000 pasagjerësh që priten nga e premtja deri të dielën. Aeroporti i Mynihut donte të kryente 2,860 fluturime gjatë kësaj kohe.
Policia tha se ka arrestuar tetë persona.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit