Shqipëria
Protestuesit gjuajnë me gurë policët, kundërshtojnë tarifën në Rrugën e Kombit
Protesta e banorëve të qarkut të Kukësit po bëhet pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa
Qytetarët e zonës së Kukësit kanë bllokuar autostradën Kukës-Tiranë në shenjë proteste për tarifën e vënë nga Qeveria Shqiptare. Protesta ka eskaluar dhe ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve. Madje protestuesit kanë shtyrë policët deri tek vendi i pagesës duke i gjuajtur me gur ata, trasnmeton albinfo.ch.
Protesta e banorëve të qarkut të Kukësit po bëhet pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.
“Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme”, ka thënë një protestues. Ata u kanë bërë thirrje dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.
Edhe Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se do të bisedojë me autoritetet shqiptar për të parë mundësin e një zgjidhje më të lehtë për qytetarët.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik