Lajme

Protestohet në Ditën e gruas në Bazel, policia në gatishmëri

Në Bazel po zhvillohet një protestë në Ditën ndërkombëtare të gruas, e cila po përcillet me mjete piroteknike, që ka bërë që policia kantonale të jetë në gatishmëri.

Deri më tani, protesta mbetet e qetë dhe në orën 18:30 rreth 200 persona u mblodhën në qendër të qytetit.

Protesta vazhdoi drejt teatrit, për çka policia bllokoi rrugën për në Barfüsserplatz, pastaj protestuesit vazhduan edhe për në Claraplatz.

Policia kantonale e Bazelit u ka bërë me dije protestuesve se kanë organizuar një tubim të paautorizuar, me ç’rast kjo është përcjellë me fishkëllima dhe brohoritje. Tani ka rreth 200 njerëz.

Një aleancë nga spektri autonom i krahut të majtë ka bërë thirrje për një “protestë për ditën ndërkombëtare të luftës antipatriarkale” në Bazel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Vitin e kaluar, një tubim i tillë në të njëjtat rrethana përfundoi jashtëzakonisht rëndë për pjesëmarrësit. Policia rrethoi protestuesit pranë bibliotekës së universitetit, ku u qëlluan me plumba gome dhe u kontrolluan 215 persona.

Vetëm këtë javë, aktivistët nga Blloku Gri i shkruajtën një letër të hapur Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Bazelit, në të cilën kërkuan që t’u jepet hapësirë për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në 8 Mars. “Jemi të lodhur duke pasur frikë nga policia kur demonstrojmë për të drejtat tona”.

Policia kantonale e Bazelit është në dijeni të thirrjes për një demonstrim. Kur u pyet, zëdhënësi Rooven Brucker shpjegoi se ata ishin përpjekur disa herë të kontaktonin organizatorët pa sukses. Policia do të jetë e pranishme në De-Wette-Park, ku aktivistët planifikojnë të mblidhen në orën 18:30. Meqenëse nuk ka asnjë rrugë demonstrimi të miratuar, ajo nuk mund të tolerojë më shumë se një tubim me qëndrim./20minuten