Kosova

Protestë testuese e Vetëvendosjes, kërkohen zgjedhje

Qindra protestues po qëndrojnë në shesh dhe strehët përreth, ku po kërkojnë zgjedhje të reja.

Po ashtu kjo ‘test’ proteste, është organizuar si shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Qytetarët, kanë brohoritur dhe thirrur emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në këtë protestë parashihet të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.