Integrimi
Protestë paqësore kundër dënimeve në procesin “Monstra”
Protesta paqësore mbahet të shtunën më 19 korrik, nga ora 12 deri në orën 13 në Helvetiaplatz, Bernë
Një grup iniciativ nga Berna, me emrin “Grupi për protestë paqësore” njofton se më 19 korrik, organizohet një protestë paqësore në Bernë kundër dhunës policore në Maqedoni.
Si reagim ndaj dhunës policore të ushtruar në Maqedoni, grupi në ka vendosur të mbajë një manifestim në Helvetiaplatz, në Bernë. Synimi i protestës është lirimi i të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, thuhet në njoftimin e dërguar nga grupi i përmendur.
Ndërkaq, i kontaktuar nga albinfo.ch, përfaqësuesi i grupit, Florin Kadriu nga Kërçova, me qëndrim në Zvicër thotë se nuk ka ndonjë shoqatë të regjistruar e cila do ta bartte peshën e organizimit të protestës. “Pas kontaktimit e një grup prej rreth dhjetë shokësh, ë prekur nga dënimi i shqiptuar në Shkup kundër gjashtë shqiptarëve, vendosëm të ndërmarrim diçka që edhe ne shqiptarët me qëndrim në Zvicër të solidarizohemi me protestuesit në Maqedoni. Kërkesën per leje epër të protestuar e kam bërë vetë si person privat dhe leja më është dhënë. Me këtë rast Policia Kantonale e Bernës ka marrë përsipër edhe sigurimin e tubimit. Ata madje do të na e mundësonë që një grup prej 5-10 vetash, i autorizuar nga protestuesit, i shoqëruar nga policët të shkojë deri te Ambasada e Maqedonisë për ta exuar atje një notë proteste”, thekson Kadriu. Ai pret se do të ketë pjesëmarrje masive të shqiptarëve në këtë protestë paqësore
Protesta paqësore mbahet të shtunën më 19 korrik, nga ora 12 deri në orën 13 në Helvetiaplatz, Bernë
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira