Integrimi
Protestë në Bruksel: “Të bashkuar për Luginën e Preshevës”
Kjo protestë paqësore, do të organizohet më 9 shkurt në këtë adresë: Place Schuman (para hyrjes në ndërtesën e Parlamentit Evropian, duke filluar nga ora 13.00-16.00)
Më 9 shkurt, do të mbahet një protestë paqësore, në mes të Brukselit në Belgjikë me moton: “Të bashkuar për Luginën e Preshevës”.
“Si gjithmonë edhe kësaj here, bashkatdhetarët tanë, të ulur në një sofër së bashku, arritën të merren vesh, që të organizojmë këtë protestë, në solidarizim me vëllezërit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për t`ia bërë me dije gjithë Evropës dhe botës, se shqiptarët në ato troje, po përjetojnë ditë të rënda, duke iu mohuar çdo e drejtë dhe duke dënuar me notën më të madhe protestuese heqjen e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, në mes të Preshevës, në mes të tokës shqiptare, por ajo tokë, ishte dhe do të mbetet shqiptare e dëshmorët, do të kujtohen përgjithmonë, sepse ata janë ngritur lart në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.
“Ju njoftojmë gjithashtu, se për këtë protestë, këshilli organizativ, ka marrë leje, për të organizuar. Prandaj, gjeni pak kohë, si edhe herëve tjera kur është dashur dhe kërkuar nga atdheu dhe të ngrehmë zërin paqësisht kundër padrejtësive që po i bëhen vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës. Shpresojmë shumë, se do të ketë bashkatdhetarë nga e gjithë Evropa. Gjithashtu, të gjitha mediat tona, si të shkruata, vizuele dhe ato elektronike janë të mirëpritura”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.
Këshilli Kombëtarë i Mërgatës Shqiptare për Benelux në bashkëpunim dhe përkrahje nga Shoqatat Humanitare “Lugina e Preshevës” dega në Bruksel, si dhe shoqata “Medvegja” në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind