Shkurt.ch

Protestë kundër dëbimit të romëve kosovarë

Vetëm sot ka qenë në plan të dëbohen 50 romë kosovarë nga e gjithë Gjermania

 Sot në Aeroportin e Dyzeldorfit kanë protestuar rreth 100 persona kundër dëbimit të sërishëm të romëve nga Gjermania në Kosovë. Protestuesit kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dëbimit.

Vetëm sot ka qenë në plan të dëbohen 50 romë kosovarë nga e gjithë Gjermania, 27 prej tyre nga landi Nordrhein Westfallen (NRW). Ndërkaq, javën e kaluar 36 persona shumica romë, janë riatdhesuar nga aeroporti i Dyzeldorfit në Serbi, njoftojnë mediet gjermane.

Gjatë muajve të dimrit, për shkaqe humanitare qe ndërprerë riatdhesimi drejt Serbisë dhe Kosovës, ndërsa prej 31 marsit kjo ndalesë nuk vlen më.

Vetëm në landin NRW, sipas shënimeve të Ministrisë së Brendshme kanë jetuar 4300 pjesëtarë të pakicave me prejardhje nga Kosova, prej të cilëve 3500 janë pjesëtarë të pakicës rome