Lajme
Protestat në Gjermani: Thirrje për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e ndihmës për Ukrainën
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve e qytezave në mbarë Gjermaninë gjatë fundjavës, duke kërkuar kontrolle të rrepta kufitare dhe ndërprerjen e mbështetjes financiare për Ukrainën. Protestat, të organizuara nga grupi i ri Gemeinsam für Deutschland (Së bashku për Gjermaninë), u shoqëruan me kundër-demonstrata, përleshje me policinë dhe arrestime në disa rajone; shkruan The Local dhe transmeton albinfo.ch.
Në Weimar, në landin e Turingisë — një bastion i ekstremit të djathtë dhe partisë AfD — mbi 1 000 persona morën pjesë në protestë, ku ndër folësit ishte edhe një ekstremist i njohur vendas. Paralelisht, rreth 850 qytetarë u mobilizuan në një kundër-demonstratë të organizuar nga Aleanca Qytetare e Weimarit Kundër të Djathtës.
Në Dortmund, rreth 800 persona protestuan, ndërsa kundër-demonstruesit numëroheshin nga 300 deri në 500, sipas vlerësimeve të policisë. Situata ishte edhe më e tensionuar në Karlsruhe, ku 200 pjesëmarrës të Së bashku për Gjermaninë u përballën me mbi 1 000 kundër-protestues. Në qytete me prirje të majtë, si Hamburgu dhe Berlini, pjesëmarrja e protestuesve ishte dukshëm më e ulët krahasuar me numrin e kundër-demonstruesve; transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












