Integrimi
Protestat kundër migrantëve, problem i papritur për Gjermaninë
7.500 njerëz protestuan së fundi para Krishtlindjeve në Dresden, në Lindje të Gjermanisë. Kjo në një kohë kur Gjermania mbetet një vend toleran
Edhe kjo është një arsye, pse Gjermania është vendi i dytë në botë i preferuar nga të huajt, pas SHBA.
Prandaj në vitin 2013, në Gjermani mbërritën mbi 460 mijë migrantë. Rreth 200 mijë migrantë mbërritën vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, numri i madh i të ardhurve shkakton edhe pakënaqësi. Por kancelarja gjermane Angela Merkel kujtoi se numri i refugjatëve është rritur sa asnjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore, në të gjithë botën.
Dhe se është e vetëkuptueshme që Gjermania të pranojë njerëz që kërkojnë strehim.
Protestat më të mëdha janë mbajtur në Dresden, ku ka numri i të huajve është i vogël. Vetëm 0.1 përqind e banorëve janë myslimanë.
Ata që protestojnë, janë që nga neonazistët, deri në njerëz të shtresës së mesme. Ka njerëz që ardhja e refugjatëve, me kulturë e fe tjetër i frikëson. Se Gjermania nuk do të mbetet më “gjermane”.
Ka të tjerë që mendojnë se refugjatët jetojnë me paratë gjermane të shtetit social. Dhe se vetë gjermanët do të kenë si rrjedhim më pak para.
Ka edhe pakënaqësi me partitë e ndryshme. Ata kanë ndjesinë se partitë nuk i dëgjojnë mendimet e njerëzve, kur ata flasin për migrimin.
Protestuesit e sotëm janë heterogjenë, kanë synime shumë të ndryshme: dikush ka frikë islamizimin, dikush ka frikë varfërimin e shtetit, dikush ka pakënaqësi me partitë.
Një faktor që hedh një vello unifikimi mbi synimet e protestuesve: kufijtë në shtetet e BE sot janë simbolikë.
Këta kufij më parë mbroheshin ushtarakisht dhe me to mbrohej edhe sovraniteti social i një vendi.
Por sovraniteti nacional është zvogëluar dhe kjo ka gërryer edhe “sovranitetin” social të shteteve.
Ka ndërkohë shumë gjermanë që i kundërshtojnë demagogët. 265.000 vetë e kanë nënshkruar në internet një peticion kundër protestave, transmeton televizioni News 24.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’