Lajme
Protestat e reja në Francë
Edhe e shtuna mblodhi më shumë se 2 mijë njerëz në Paris, përkundër që gjykata vendosi të ndalojë tubimet.
Marshimi u bë në përkujtim të vdekjes së Adama Traore në vitin 2016 sa ishte në paraburgim nga policia. Në të gjithë Francën u zhvilluan marshime të tilla kundër brutalitetit të policisë dhe profilizimin racor, shkruan DW.
Rreth 5,900 njerëz dolën në rrugë anembanë vendit, tha Ministria e Brendshme franceze.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Francës hodhi poshtë akuzat për racizëm strukturor të bëra nga Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD).
Një gjykatë kishte vendosur se mundësia e trazirave ishte shumë e lartë për të lejuar që marshimi i së shtunës në kryeqytetin francez të vazhdonte, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ka vendosur të hedhë benzinë zjarrit (dhe) të mos respektojë vdekjen e vëllait tim të vogël”, tha ajo.
Ajo tha se mori pjesë në mitingun të shtunën pasdite për t’i thënë “të gjithë botës se të vdekurit tanë kanë të drejtë të ekzistojnë, edhe në vdekje”, shkruan DW.
Policia tha se kundër Assa Traore ishte hapur një çështje ligjore për organizimin e ngjarjes.
Midis të pranishmëve në marshimin e ndaluar ishin ligjvënësi Jean-Luc Melenchon, i partisë së majtë Unbowed dhe Sandrine Rousseau, i Partisë së Gjelbër EELV. “Liritë publike po humbasin terren pak nga pak,” tha Rousseau, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?