Bota
Protesta të dhunshme në Gjermani
Mijëra përkrahës të së djathtës ekstreme kanë protestuar në qytetin gjerman Chemnitz, pas vdekjes së një personi, për çka janë fajësuar një sirian dhe një irakian.
Policia ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter që në protesta policia u sulmua me fishekzjarrë dhe shishe xhami, derisa disa persona janë lënduar. Grupi djathtist në këtë protestë ka kritikuar edhe mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Kjo protestë u organizua pas një të ngjashme të dielën, me ç’rast rreth 800 protestues u përgjigjen ndaj thirrjes në rrjete sociale që të protestohet kundër vrasjes së një 35-vjeçari gjerman.
E, përpos sulmeve ndaj policisë, në këtë protestë u lënduan edhe një afgan 18-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare gjermane, njoftoi policia.
Sipas policisë, 35-vjeçari ka vdekur pas një zënke, por më shumë detaje për rastin nuk janë dhënë. Prokuroria e vendit njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar, një 22-vjeçar sirian dhe një 21-vjeçar irakian.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit