Bota
Protesta për ligjin e policisë në Bavari
Ligji mundëson 39 mënyra të ndryshme për ndërhyrje policore, bazuar vetëm në supozimin e një rreziku në afrim
Në Bavari po protestohet kundër një ligji të ri për policinë. Javën e kaluar dolën në protesta dhjetëra mijëra njerëz: 30 000 syresh vetëm në qendër të Munihut – diçka që nuk ka ndodhur prej shumë kohësh.
Ligji po polarizon popullsinë në shtetin federal në jug të Gjermanisë, Bavari. Ministri i brendshëm i Bavarisë është i vetëdijshëm për këtë, por ai është i bindur se ligji i tij po e bën më të sigurt jetën në Bavari. “Populli i Bavarisë duhet të vazhdojë të jetojë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt – ky është qëllimi i ligjit të ri”, thekson Herrmann, raporton “DW”.
Ligji synon t’i japë më shumë hapësirë veprimi policisë. Bavaria shkon përtej reformave të ngjashme legjislative në shtetet e tjera federale. Policia nuk do të veprojë më vetëm kur ka një rrezik real, mjafton që të ketë edhe një “rrezik në afrim”. Mjafton vendimi i një gjykatësi dhe mund të lejohen përgjime telefonatash, emailash dhe trojanë në kompjuterët privatë, përcjell albinfo.ch.
Ligji mundëson 39 mënyra të ndryshme për ndërhyrje policore, bazuar vetëm në supozimin e një rreziku në afrim.
Kështu për shembull, këtej e tutje policia do të ketë të drejtë të hapë edhe letra e pako, ose lejohet të përdorë edhe një ADN të zgjeruar për hetimet e saj. Veç kësaj, ligji u jep leje policëve që të pajisen me kamera në trup. Megjithë protestat e shumta, edhe nga ana e Sindikatës së Policisë, kristsocialët nuk duan ta ndryshojnë ligjin.
Në tetor Bavaria zgjedh një parlament të ri. Kristiansocialët që përfaqësojnë interesat e qendrës së djathtë dhe që kanë qenë në pushtet që kur është krijuar qeveria federale pretendojnë shumicën absolute të votave.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik