Bota
Protesta për imigracionin në Kaliforni
Protestuesit në Shtetet e Bashkuara janë duke shprehur zemërim ndaj politikës së administratës Trump për ndarjen e fëmijëve imigrantë nga prindërit e tyre. Në Kaliforni protestuesit shprehën kudërshtimin e tyre për politikat që sollën ndarjen e familjeve në kufirin e SHBA me Meksikën.
Qindra demonstrues u mblodhën të martën tek zyrat e Imigracionit dhe Doganave në San Francisco, me thirrjet “Mos i ndani familjet!”.
Një protestuese ishte mërzitur shumë me Presidentin Trump, i cili përqafoi flamurin amerikan pasi mbajti të martën në Kongres fjalimin për imigracionin, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“E imagjinoni dot se si ndjehen këta fëmijë? Sapo pashë Presidentin duke përqafuar flamurin. Kjo është përgjigja e tij: përqafimi i flamurit. Këta njerëz nuk e kanë mundësinë të përqafojnë fëmijët e tyre. Shumë keq. Këta politikanë e kanë shpirtin të keq dhe unë për këtë i urrej.”- thotë një protestuese.
Një tjetër protesuese thotë: “Vetëm një shtet fashist mund të tolerojë që t’i shkaktohet një dhimbje dhe trishtim i tillë fëmijëve të pafajshëm, në emër të cilësdo politikë. Unë mendoj se duhet t’i mbajmë përgjegjës dhe të mos i lejojmë të sillen kështu politikanët tanë”.
Në Uashington, disa demokratë e ndaluan, duke i drejtuar pyetje pa fund Presidentit Trump, kur po hynte të martën në Capitol Hill, për t’u takuar me ligjvënës republikanë në përpjekje për ta zgjidhur çështjen, që po shdërrohet në një lloj krize, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Trump u largua nga takimi, pa lënë ndonjë tregues se ishte arritur në një zgjidhje:
“Patëm një takim të shkëlqyer. Kemi të bëjmë me ligje që janë shkelur me vite, ndoshta dekada më parë; por takimi ynë ishte shumë i mirë,”- tha Trump.
Presidenti Trump ka autoritetin që ta ndryshojë politikën e tij të ndarjes së familjeve në kufi, por ai ka hezituar ta bëjë këtë, me kushtin që ligjvënësit të bëjnë lëshime ndaj disa masave që ai do të miratohen, si një fond prej miliarda dollarësh për murin ndarës në kufirin me Meksikën.
Për shkak të politikave të zotit Trump, që nga fillimi i muajit maj, më tepër se 2 mijë e 300 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Ligjvënësit mund të votojnë për dy ligje të imigracionit këtë javë, por nuk është e qartë në se ato do t’i japin fund praktikës së ndarjes së familjeve gjatë hyrjes në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025