Shqipëria
Protesta nga Kukësi në Tiranë
Protesta e nisur në orët e para të së dielës përballë Komisariatit të Policisë së Kukësit është zhvendosur në orët e mbrëmjes në Tiranë.
Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar në Kukës për përleshjet e shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit.
Protestës iu bashkuan edhe deputetë të opozitës si dhe drejtues e anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike, të cilët janë pritur ftohtë nga qytetarët e tubuar para drejtorisë së policisë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, në një moment protestuesit u përpoqën që të hyjnë brenda ambienteve të drejtorisë, çka ka shkaktuar tensione, por që u tejkaluan pa asnjë incident madhor.
Protestuesit shprehen të vendosur për të mos u larguar deri në plotësimin e kërkesës së tyre, që është lirimi i personave të arrestuar në Kukës, arrestime që sipas tyre janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe janë antikushtetuese.
Ndërkohë, protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit të Kukësit u është bashkuar edhe biznesi vendas.
Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.
“Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik