Shqipëria
Protesta në Tiranë, hidhet molotov drejt Bashkisë
Nga flakët e molotovit rrezikohet jeta e efektivëve
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Njësoj si herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtim të Bashkisë është hedhur molotov.
Në një moment molotovi rrezikoi jetën e efektivëve, të cilët përpiqen të fikin zjarrin. Ky është tubimi i nëntë, që bëhet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, e për të cilin demokratët e “Rithemelimit” dhe Partia e Lirisë kërkojnë largimin nga detyra.
Forca të shumta policie rrethuan godinën e Bashkisë, ndërkohë që edhe sot protestuesit hodhën bomba molotov dhe sende të tjera. Opozita e akuzon Erion Veliajn për përfshirje në korrupsion, pas arrestimit të disa prej drejtorëve më të rëndësishëm të bashkisë, në dosjen e njohur si “5 D”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?