©albinfo.ch
Lajme
Protesta në Gjenevë që vazhdimin do ta ketë në Shkup
Rreth 200 shqiptarë u mblodhën para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për të kërkuar që të bëhet një hulumtim ndërkombëtar për ngjarjen e 9 majit në Kumanovë ku u vranë 22 persona, u plagosën shumë të tjerë, dhe u ngritën shumë akuza për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë arrestimit të qytetarëve.
Protesta është e organizuar nga Shoqata Liria Kombëtare nga Zvicra, ndërsa kryetari i saj, Vaxhit Sejdiu me prejardhje nga Kumanova, mbajti një fjalim emocionues duke kërkuar “ndaljen e projekteve antishqiptare në Maqedoni dhe hetim ndërkombëtar për ngjarjet e 9 majit”. Ai gjatë fjalimit gjithashtu njoftoi se kjo shoqatë në emër të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të bashkuara Ban Ki Mun.
Në letër u përsëriten kërkesat e protestës. Z. Sejdiu pa dyshim i prekur nga ngjarjet në vendlindjen e tij, dëshiron që të ndërkombëtarizojë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe sikur edhe në Kosovë të ketë reagim ndërkombtarë dhe të përmirësoj gjendjen e shqiptarëve atje.
Për Albinfo.ch z. Sejdiu tha: “E vërtetë se qeveria e IRJM-së është qeveri multietnike. Kjo protestë ishte kundër projekteve antishqiptare kundër dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve. Për mua nuk është e rëndësishme kush e përfaqëson atë qeveri sepse të gjithë njerëzit kanë emrin dhe mbiemrin e vet, të gjithë njerëzit vlerësohen për punën që e bëjnë në institucionet e IRJM-së….Kërkesat e shqiptarëve janë kërkesa për të drejta themelore”. I pyetur për marrëveshjen e Ohrit dhe mos implementimin e saj nga personi përgjegjës në Qeverinë e Maqedonisë z. Musa Xhaferri, z Sejdiu tha për albinfo.ch se shqiptarët kanë pasur edhe kryetar të Jugosllavisë por kanë vazhduar të protestojnë për të drejtat e tyre. Ai mendon se shqiptarët në Maqedoni duhet të përkrahin protestat për demokraci të opozitës të udhëhequra nga Zoran Zaev, mirëpo duhet të mblidhen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
Ndërsa, Fatmir Ibrahimi një mezo-burrë që mbante një kapele të bardhë në kokë, nga Opaja e Kumanovës, tha se kishte dalë në protestë kundër Qeverisë së Maqedonisë, ku sipas tij shqiptarët janë kukulla.
“Na mashtrohemi se janë shqiptarët tanë në qeveri, por ata kurrnjë vlerë nuk e kanë”. Në pyetjen e bërë nga albinfo.ch pse shqiptarët nuk tërhiqen nga Qeveria dhe të rrëzojnë qeverinë Gruevski që mbahet përgjegjëse për Kumanovën, Ibahimi tha: “Shqiptarët duhet të dalin në protesta me gjithë maqedonasit bashkë në mënyrë që me rrëzu Qeverinë e Gruevskit. Përndryshe nuk ka rahati përderisa aty është Gruevski me gjithë Jankullovskën”.
Në protestë kishte dalë edhe imami i xhamisë “Dituria” në Gjenevë, Riad Aliu.
“Ne iu kemi bashkangjitur bashkombasëve tanë për një protestë të qetë, për ta shprehur revoltën tonë, mërzinë dhe brengën për maskarën makbare që ndodhi në Kumanovë javën e kaluar.”, thotë për albinfo.ch imami Aliu.
“Ne protestojmë kundër Qeverisë së Maqedonisë pavarësisht se a ka shqiptarë apo jo në atë qeveri.”, tha imami Aliu duke shprehu zhgënjimin për pozitëb jo të mirë të shqiptarëve në Maqedoni.
Në protestë ishtë edhe Nexhat Aliu nga Kumanova i cili kishe qenë në Lagjen e Trimave gjatë konfliktit.
Gjithsesi i stresuar dhe i prekur për ate që ka ndodhur, ai tha se gjatë arrestimeve janë marrë edhe njerëz të verbër, të cilët mnuk kanë lidhje me kurfarë konflikti dhe janë maltretuar shumë njerëz. Ai ishte duke shkuar në namaz në mëngjes kur kanë filluar të shtënat. Tutje tregon ai se gjatë gati dy ditëve ka pasur luftime të vazhdueshme edhe pasi disa nga shqiptarët e armatosur tashmë ishin dorëzuar.
Ai ishte thellësisht i brengosur se askush nga BDI nuk kishte shkuar në vendin e ngjarjes gjatë luftimeve por vetëm më vonë. “Ata kanë ardhë në 10 e 40 e kanë thënë se kanë ardhë në ora 6 nuk është e vërtetë”, tha ai duke shtuar “ne nuk jemi duke i kuptu politikanët shqiptarë, nuk bëjnë asgjë për ata që janë të arrestuar të pafajshëm, e po ju thonë terrorista”. Ai mendon se njerëzit “do të dalin në protesta. A e keni dëgjuar opozitarin Zaev, ai ka thënë se duhet me dalë krejt. Se kanë bë sene qe janë të fshehta”.
Virtyt Gacaferi
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi