Lajme
Protesta në Francë, kundër kufizimeve të COVID-19
Katolikët mbajtën një meshë në ajër të hapur në qytetin perëndimor francez të Nantes të dielën për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19. Disa katolikë u mblodhën gjithashtu nga Katedralja Saint Louis në Versajë, afër Parisit, por policia ndaloi një protestë të planifikuar nga Katolikët në kryeqytet, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Në Nantes, e cila është shtëpia e një prej katedraleve më të njohura të Francës, dhjetëra njerëz, të veshur me maska, u gjunjëzuan me çadra gjatë shiut për t’u lutur në sheshin qendror Graslin dhe për të mbështetur thirrjet për lehtësimin e masave.
“Kjo është shumë e vështirë për ne. Ne sikur po privohemi nga ushqimi. Ne kemi nevojë për ushqimin tonë shpirtëror”, tha Jerome Duchesne, një protestues që mori pjesë në ceremoninë në Nantes. Duchesne tha që kishat dhe katedralet mund të adoptojnë lehtësisht protokolle sanitare COVID-19, të tilla si duke pasur hapësira të mjaftueshme.
Si pjesë e një bllokimi që hyri në fuqi më 30 tetor, tubimet e mëdha publike në të gjitha vendet fetare janë ndaluar, për shkak të frikës se virusi COVID-19 mund të përhapet me shpejtësi në hapësirat e mbyllura, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë