Integrimi

Protesta kundër qendrës së azilkërkuesve në Berlin

Këte javë në Berlin është protestuar disa herë kundër qendrës së re për azilkërkuesit, e cila ndodhet në lagjen Hellersdorf në lindje të kryeqytetit

Njerëzit kanë ikur nga dhuna në Siri dhe Afganistan. Por, edhe në strehimoren e tyre të re në Berlin, të Gjermanisë ata nuk ndihen të sigurt. Përshkallëzohet konflikti për shtëpinë e re të azilkërkuesve.

Këtë javë në Berlin është  protestuar disa herë kundër qendrës së re për azilkërkuesit, e cila ndodhet në lagjen Hellersdorf në lindje të kryeqytetit.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se ata kanë qenë të informuar shumë vonë për planet për ngritjen e kësaj qendre. Grupet djathtiste përdorin çështjen për të krijuar atmosferë kundër fluksit të të huajve të tjerë.

200 gratë, burrat dhe fëmijë nga e hëna kanë gjetur strehim në rrugën Carola-Neher në Berlin.

Nën mbrojtjen masive të policisë të 42 refugjatët u sollën përmes hyrjes së prapme në ndërtesën katër kate, që ka qenë dikur gjimnaz.

Shumë prej tyre janë nga vende të krizës si Siria, apo Afganistani.  Shtëpia e azilkërkuesve në Berlin-Hellersdorf

Të martën në mbrëmje qindra njerëz dolën sërish për të protestuar në rrugën, që ndodhet afër kësaj shtëpie.

Sipas të dhënave të policisë rreth 40 ithtarë të partisë së ekstremizmit të djathtë NPD u mblodhën në një tubim protestues.

Përballë tyre ndodheshin rreth 600 kundër-demonstrues të tjerë.

Katër policë u plagosën gjatë përleshjeve. 25 njerëz u arrestuan.

Këshilli për refugjatë në Berlin foli për protestat më të këqija kundër një objekti të tillë në qytet. Policia tani siguron me disa makina të saj strehimoren e re. Edhe në shtëpinë e refugjatëve janë vendosur rojet e sigurisë.

Janë paralajmëruar protesta të reja në Hellersdorf dhe pjesë të tjera të qytetit. Partia e djathtë populiste « Pro Deutschland » ka bërë thirrje për demonstrata para shtëpisë së refugjatëve në Berlin, transmeton DW.