Lajme
Protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision
Mbi 10 mijë protestuan në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin Europian të Këngës. Përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan u kualifikua me këngën “Hurricane” për në finale.
Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur përreth Arenës së Malmos, qytetit suedez që mirëpret Festivalin Evropian të Këngës – Eurovision 2024. Policia vendase mbështetet në këtë aksion nga kolegët danezë dhe norvegjezë.
Përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan, e cila performoi në skenë me këngën e saj “Hurricane” (Uragani) u kualifikua për finalen e Eurovisionit.
Ndërkohë që në Arenën e Malmos këngëtarët konkurrojnë me njëri-tjetrin më shumë se 10 mijë vetë, mes tyre edhe aktivistja në mbrojtje të klimës Greta Thunberg, u tubuan kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision.
Edhe pse policia deklaroi se marshimi përmes qytetit ishte “i qetë”, demonstruesit ndezën flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës gjatë tubimit të zhurmshëm, ku pjesëmarrësit përsëritën pa pushim sloganin “Nga lumi e deri në det, Palestina do të jetë e lirë” si dhe “Izraeli, shtet terrorist”, duke bërë thirrje për armëpushim në Gaza.
Organizatorët e protestës thanë se do të marshojnë sërish kundër pjesëmarrjes së Izraelit para finales të së shtunës.
Më herët, qeveria izraelite i paralajmëroi qytetarët e saj duke shprehur një “shqetësim real” se ata mund të viheshin nën shënjestër dhe se Eden Golan mund të refuzohej nga audienca gjatë performancës së saj.
Bashkimi Europian i Radiotelevizioneve Publike (EBU), i cili organizon konkursin mbarëkontinental të pop-it, vendosi të lejojë Izraelin në garë, pavarësisht muajsh të tërë kundërshtimesh ndaj pjesëmarrjes së tij, në pikun e luftës Izrael-Hamas.
Gjithsesi këngëtarja Golan u detyrua të ndryshojë titullin dhe vargjet e këngës, para se të lejohej të garonte. Fillimisht kënga titullohej “October Rain”, (Shiu i tetorit), duke iu referuar sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, sulm i cili ndezi luftën aktuale.
EBU pretendon se Eurovision është apolitik, por kritikët risollën në vëmendje përjashtimin e Rusisë nga gara gjatë pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Po ashtu një vit më parë edhe Bjellorusia u përjashtua për shkak të historikut të saj me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Në garën e këtij viti ndalohet gjithashtu shfaqja e flamujve palestinezë./DW
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind