Shqipëria
Protesta e PD-së, policia bllokon disa nga rrugët kryesore të qytetit
Përkrahësit e Sali Berishës thyejnë derën e selisë së PD-së dhe hyjnë brenda
Protesta e ish-liderit demokrat Sali Berisha dhe mbështetësve të tij ka nisur me trazira dhe përplasje në ambientet e selisë blu.
Video
Për të shmangur incidentet, Policia njofton devijimin e trafikut dhe bllokimin e disa segmenteve rrugore.
Segmentet rrugore që tashmë janë të bllokuara:
– Rruga nga Toptani deri te Parlamenti,
– Rruga “George Bush”
– Bulevardi Zhan D’Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.
Pas dy orëve protestuesit kanë arritur të thyejnë derën kryesore të selisë së PD-së. Ata janë futur në hollin e katit të parë me thirrjet “Liri Demokraci”.
Protesta ka filluar nga ora 12:00 para selisë së PD, me qëllimin për të hapur dyert e “shtëpisë së demokratëve”, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.
Berisha premtoi dje se protesta do të jetë paqësore, e nuk do të preket asnjë punonjës i PD-së, por nga ana tjetër, Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.
Megjithatë Basha ka thënë se janë gati për çdo gjë, ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës. Basha ka thënë se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026