Kosova
Propozohet tërheqja nga Trusti deri në 30 për qind
Është bërë e ditur se sipas ndryshimeve të Komisionit për Buxhet, përmes Ligjit për Rimëkëmbje, futet edhe mundësia që qytetarët në Kosovë të mundë t’i tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Qytetarët e vendit janë në pritje të miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që do t’u mundësonte tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.
Fillimisht, sipas Projektligjit për Rimëkëmbje, do të mundësohet tërheqja e 10 për qind të kursimeve, por bazuar në raportin me amendamente për këtë projektligj, përmendet edhe mundësia e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve për disa qytetarë.
Në amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që u janë përcjellë komisioneve të tjera, shtohet në këtë ligj se qytetarët që kanë më pak kursime pensionale të kenë mundësi të tërheqin përqindje më të madhe të kursimeve.
Kështu, personat që kanë kursime pensionale më shumë se 40 mijë euro, mund t’i tërheqin deri në 10 për qind të tyre. Ata që kanë prej 30-39 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 15 përqind të kursimeve, derisa kontributdhënësit që kanë kursime pensionale në shumë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 20 për qind të këtyre kursimeve.
Gjithmonë bazuar në këtë raport, personat që kanë kursime pensionale në shumë prej 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro iu mundësohet tërheqja e 25 për qind të kursimeve, derisa ata me kursime më pak se 10 mijë euro, kanë të drejtë të tërheqin deri në 30 për qind të këtyre parave.
Një propozim i tillë është dhënë nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, por nuk ka marrë përkrahjen e Komisionit Funksional.
Këto propozime, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ua ka përcjellë tri komisioneve të tjera: Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Ndryshe, deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.
Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor