Lajme
Austria, pro përshpejtimit të integrimit të Ballkanit në BE
Në maj të vitit 2022, ministri austriak për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, dhe ministrja austriake për Çështjet Evropiane, Karoline Edtstadler, paraqitën propozime për integrim gradual në mënyrë që të ndryshojnë dinamikën e ngecjeve në procesin e zgjerimit.
Duke u mbështetur në këtë, ministrat federalë tani synojnë të avancojnë më tej këto propozime dhe të identifikojnë fusha konkrete të politikave në mënyrë që të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor, njofton ambasada e Austrisë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
“Tani duhet të japim një shembull për Ballkanin Perëndimor dhe të shtyjmë përpara zgjerimin. Duhen hapa të prekshëm dhe një sistem i ndjeshëm nxitës për reforma, në të kundërtën do të humbasim njerëzit në rajon. Me propozimet tona më të shtrira për integrimi gradual, synojmë t’i afrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së si institucionalisht, ashtu edhe financiarisht dhe në fusha konkrete të politikave. Nuk ka më kohë për të humbur. Realiteti gjeopolitik kërkon shpejtësi dhe qasje inovative”, tha ministrja për Evropë, Karoline Edtstadler.
“Zgjerimi është instrumenti më i fortë gjeostrategjik që Bashkimi Evropian ka në dispozicion. Le ta përdorim si të tillë. Nuk mund të pritet deri sa vendet kandidate të zbatojnë çdo pikë e presje e acquis, le t‘i integrojmë vendet kandidate më herët në ato fusha të politikave, ku është e mundur. Me gjithë përqendrimin e arsyeshëm në Lindje, ne nuk duhet të gabojmë dhe ta harrojmë Evropën Juglindore. Austria mbetet një mbështetëse e vendosur për një integrim të përshpejtuar dhe gradual të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih