E-Diaspora

Pronarin grek e pengoi gjuha shqipe, plas sherri mes tij dhe dy shqiptarëve

Pas një debati me fjalë, sherri vijoi me një përplasje të dhunshme

Një sherr shqiptaro- grek, i cili zanafillën e pati nga përdorimi i gjuhës shqipe, ka përfunduar në një përplasje të dhunshme në Pyrgos. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është media greke ilialive.gr e cila raporton se sherri ka filluar në një lokal në rrugën Kairaskaki.

Dy shqiptarë ishin duke pirë kafe në një lokal dhe djali i pronarit grek i bëri vërejtje se po i shqetësonte duke folur shqip. Pas një debati me fjalë, sherri vijoi me një përplasje të dhunshme, ku dy shqiptarët bashkë me një tjetër bashkëkombës e rrahën pronarin e lokalit, duke e bërë për spital raporton lapsi.al.

Pronari fillimisht i kërkoi të largoheshin dy shqiptarëve nga lokali, por ata bashkë me tjetrin e kundërshtuan, duke e rrahur atë. Policia greke ka ndërhyrë në kohë për t’i dhënë fund sherrit, përcjell Albinfo.ch.