Bota
Pronari turk parandalon mashtrimin e transferimit të të hollave në Kosovë
Pronari turk i dyqanit të telefonisë celulare në Gjermani, Sezgin Arslan, tashmë shpesh kishte lexuar për mashtrime të ndryshme ndaj të moshuarve. Kur një zotëri i moshuar donte të transferonte një shumë parash në Kosovë nga dyqani i tij, Arslani u bë menjëherë i dyshimtë dhe e thirri policinë. Për fat të mirë! Sepse zotëriu i moshuar ishte në prag të dërgimit të 2.800 eurove për mashtruesit
“Personi më i mirë është ai që bën mirë për njerëzit”. Kjo është një thënie nga Kurani dhe njëkohësisht motoja e jetës së 40-vjeçarit. “Nëse një klient harron diçka në dyqanin tim, nëse e gjej ndonjë portofol në rrugë, unë gjithmonë ia kthej pronarit”, thotë prindi i tre fëmijëve. “Dua të kem ndërgjegje të pastër kur të shkoj në shtrat”, ka vazhduar më tej Arslani për “Mopo.de”, përcjell Albinfo.ch.
Tani e katër muaj më parë, Sezgin Arslan është duke menaxhuar një dyqan të telefonisë mobile në Horner Landstrasse. Që dy muaj ai është duke ofruar edhe transferta të parave jashtë vendit, nëpërmjet një shërbimi të posaçëm.
Ashtu sikurse edhe të premten në mëngjes, kur një 66-vjeçar hyn në dyqanin e tij dhe dëshiron të transferojë 2.800 euro jashtë vendit. Ai është i kënaqur me shërbimin, por vetëm për pak kohë. “Kishte tre ose katër pako prej 50 eurosh. Transferimi do të më kishte sjellë fitim prej 15 eurosh”, shpjegon Arslani. Por, në të njëjtën kohë ai edhe është tronditur.
Konsumatori e pyeti nëse është në adresën e duhur, të cilën ai e lexon nga një copë letre e vogël. Arslani e shqyrton më nga afër këtë shënim. “Në të shkruante vetëm ‘notaria’. E pyeta të moshuarin se ku do t`i dërgojë të hollat. Familjes?”, e përkujton atë moment Arslani.
I moshuari i shpjegoi se nuk kishte familje. “Në vend të kësaj, ai më tha se kishte marrë një telefonatë duke e udhëzuar që të transferonte paratë”. Pra, pronari i dyqanit të telefonisë celulare vazhdoi ta pyesë nëse ka blerë ndonjë truall apo të ngjashme në Kosovë dhe një noter do të ishte i nevojshëm.
Por, i moshuari ka mohuar gjithçka. Ai bëhet nervoz dhe djersitet. “E ndalova menjëherë transaksionin dhe fillimisht ia ofrova një çaj turk. Pastaj e thirra policinë dhe ai aspak nuk u pendua”.
Në këtë mënyrë, Sezgin Arslan i ka ndalur mashtruesit. “Pronari ka vepruar shkëlqyeshëm që e ka thirrur policinë”, thotë zëdhënësja e policisë, Evi Theodoridou. “Kam lexuar në lidhje me mashtrime të tilla aq shpesh nëpër media, sa që menjëherë u befasova. Ishte e natyrshme që të ndihmoja të moshuarin”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim