Zhvillim
Promovojnë Kosovën në Evropë
Dhjetë shqiptarë nga Kosova, të cilët jetojnë në Zvicër përmes “Kosova Ski Team” promovojnë Kosovën në shtete evropiane
Shqiptarët nga diaspora vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme për vendlindjen. Kështu, një grup i skitarëve ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar Kosovën në Evropë. Kosova Ski Team është formuar para dhjetë vjetësh, ndërsa njëri nga anëtarët Esat Mulaj tregon për albinfo.ch synimet e këtij grupi.
“Ne kemi dhjetë anëtarë. Që prej dhjetë vitesh jemi së bashku dhe vit për vit shkojmë në shtete të ndryshme për të skijuar”, ka thënë fillimisht ai. “Ne të gjithë jemi nga Kosova. Dy jemi nga Isniqi, një është nga Lebushi, një nga Lybiniqi, dy nga Sallagrazhda, një nga Suhareka, një nga Istogu, një nga Qerimi dhe një nga Podujeva. Të gjithë jetojmë në Zvicër”, ka shtuar Esat Mulaj.
Misioni i tyre
Misioni i tyre tashmë është bërë i njohur gjithansej, kurse shumë media janë interesuar për qëllimet e tyre. “Qëllimi ynë është të promovojmë Kosovën. Plani ynë është që të rritet grupi dhe të mos jemi vetëm dhjetë anëtarë. Synojmë që të kemi veshje që përputhet me flamurin kombëtar dhe të vizitojmë Brezovicën sa më shpesh. Kosova ka shumë bukuri dhe këto bukuri nuk duhet assesi t’i harrojmë, ndërsa shtetin tonë duhet ta prezantojmë në vendet tjera”, ka theksuar Mulaj. Brezovica tashmë po tërheq edhe turistët e huaj, të cilët janë të impresionuar me atë çka ofron ky vend edhe pse nuk është shumë i popullarizuar. Kurse përveç turistëve edhe mediat e huaja kanë shkruar për bukuritë që ofron ky vend, duke qenë njëra nga qendrat më të mira skitare në Ballkan dhe Evropë.
Në Zvicër, Austri e Itali
Përveç në Brezovicë ku ata vijnë vit për vit, ky grup shkon së bashku edhe në vende tjera për të promovuar Kosovën. Ata, me këtë mision që i kanë dhënë vetes shkojnë në Austri, Zvicër e Itali. “Ne shkojmë në vende të tjera si në Ischgl të Austrisë, pastaj Davos, Samnaun, Engelberg, Laax në Zvicër, Tiroli Jugor në Itali, e kështu me radhë. Qëllimi ynë është të promovojmë Kosovën edhe në shtete evropiane. Dëshirojmë të zgjerohemi dhe të jemi në numër sa më të madh”, ka përfunduar Esat Mulaj.
Kosova Ski Team është formuar para dhjetë vjetësh, kurse ka dhjetë anëtarë që janë nga Kosova dhe jetojnë e veprojnë në Zvicër
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik