Muzikë
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina
Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut, ka festën e saj, në Cyrih

“Potpuri” është një platformë botuese e pavarur dhe një nismë bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut. Është një projekt i përbashkët mes Qendrës Termokiss në Prishtinë dhe studentëve nga ZhdK në programin e Studimeve Transdisiplinare.
Të premten, më 5 prill, kjo platformë ka “festën” e saj në Cyrih, njofton albinfo.ch.
“Bashkohuni në festën tonë, ndërsa me krenari zbulojmë punën me dashni numrin e dytë të Potpuri: Gazeta 02. Për më shumë se një vit, përballë rrymave të pasigurisë financiare dhe urgjencave kulturore, kemi punuar për të mbajtur një platformë botuese që është e vetëdrejtuar dhe e punuar me dorë, numrin e dytë që reflekton kërkimin tonë për njohjen e rrugëve të migrimit, të kaluarës dhe të tashmes”, thuhet në ftesën e organizatorit.
“Publikuar në tri gjuhë – shqip, gjermanisht dhe anglisht – Potpuri përsëri thekson përvojat personale dhe të përbashkëta të shpirtit tonë bashkëpunues. Me shumëllojshmëri të teksteve, nga poezia, dokumentimet familjare, arkivat e hulumtuara, deri te pjesët e tingujve dhe ilustrimet, puna jonë për këtë numër të shtypur ofron një qasje të shumëfishtë rreth temave të përbashkëta të migracionit, zhvendosjes, kërkimit të një jete më të mirë dhe një linje të përgjithshme jolineare. Për këtë mbrëmje lansimi kemi përgatitur një mbrëmje për t’u njohur me Potpurinë përmes leximeve, diskutimeve, performancave dhe ushqimit!, përfundon njoftimi.
Koha: 05. 04. 2024, me fillim në orën 19.00
Vendi: Zentralwäscherei, Neue Hard 12, 8005, Zürich
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Prill 2024
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit5 Prill 2024 - 21:30
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës? Editorial i botuar në numrin më të ri të revistës albinfo.ch, nga Sevdail Tahiri, drejtor i...
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
Jeta në Zvicër
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut Prej vitit 2021 jep mësim në Shkollën Profesionale Komerciale të Friburgut (KBS), ku është dalluar veçanërisht...
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë