Fotolajmi
Promovohet bankënota e re e 50 eurove, “e sigurt nga falsifikimi”
Te bankënota e re është para së gjithash portreti në “dritare” ai i cili do t`ua vështirësojë punën falsifikatorëve: Ai bëhet i tejdukshëm sapo të kthehet bankënota nga dielli
Duke filluar nga sot, e martë, katër prill, ka hyrë në qarkullim bankënota e re e 50 eurove. Kjo bankënotë është paralajmëruar si më e sigurt nga rreziku i falsifikimit në krahasim me pararendësen e saj, kartëmonedhën e deritashme të 50 eurove. Kjo, sipas Bankës Federale Gjermane me seli në Frankfurt, gjatë vitit 2016 është falsifikuar në gjashtë nga dhjetë rastet e falsifikimeve të parave në tërësi, shkruan srf.ch.
Ndërsa kur jemi te bankënota e re është para së gjithash portreti në “dritare” ai i cili do t`ua vështirësojë punën falsifikatorëve: Ai bëhet i tejdukshëm sapo të kthehet bankënota nga dielli, transmeton albinfo.ch. Në atë rast bëhet i dukshëm portreti i hyjneshës së Greqisë Antike, Europa, e cila në fakt “i ka dhënë emrin” serisë së dytë të bankënotave që nga hyrja në qarkullim e euros si valutë e përbashkët evropiane.
Në hapin e parë bankat që emetojnë bankënota do të lëshojnë në qarkullim 5.4 miliardë cope të bankënotave prej 50 eurove.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra