Zhvillim
Promovohen në Cyrih bizneset nga Kosova dhe diaspora
„Do të prezantohen disa nga kompanitë më të suksesshme, e që janë shembull me arritjet dhe rezultatet, me qëllim që të përçohet mesazhi dhe të inkurajohen bizneset për të punuar ..."
Në organizim të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të enjten, më 24 mars, në Cyrih do të mbahet “Misioni Tregtar në Zvicër”, me pjesëmarrje të dhjetëra kompanive nga Republika e Kosovës dhe diaspora.
„Do të prezantohen disa nga kompanitë më të suksesshme, e që janë shembull me arritjet dhe rezultatet, me qëllim që të përçohet mesazhi dhe të inkurajohen bizneset për të punuar dhe përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e bizneseve të tyre“, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Biznesmenët e pranishëm nga Kosova dhe diaspora do të njihen mes veti dhe të shihen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit.
Në këtë takim biznesi do të marrin pjesë edhe ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, përfaqësues nga Ministria e Tregtisë, ambasadori i Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili, sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Kastriot Noli, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, përfaqësues nga UNDP-ja.
Gjithashtu do të vizitohen edhe disa kompani për të parë nga afër punën dhe arritjet e tyre.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Mars 2016
- Ora10:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit17 Nëntor 2016 - 0:00
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik