Muzikë
Promovimi i albumit të raperit shqiptar: Për të shpërndarë fansat, policia përdori edhe helikopter
Gjatë kohës së planifikuar për autograme nga raperi i Dresdenit, Azet, ka ardhur deri te skenat e dhunshme. U desh edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë, shkruan t-online.de.
Ngjarja ka ndodhur në Hamburg, ndërsa raperi me rrënjë nga Kosova promovonte albumin e tij të parë.
“Rreth 500 fansa ndodheshin aty për të marrë firmën e raperit të njohur shqiptar, të enjten mbrëma. Pak pas kësaj, nga një reagim paniku u tensionua situata. Për të shmangur turmën e madhe, policia përfundoi para kohe pritjen e firmës, por pikërisht këtu janë irrituar një pjesë e fansave, duke filluar të gjuajnë me sende të forta metalike policinë,” përcjell albinfo.ch.
Policia thirri në ndihmë edhe një helikopter, ndërsa nga ndërhyrja mbeti lehtë i plagosur një polic.
Raperi 25 vjeçar kishte paralajmëruar një ditë më parë fansat, se ata mund të blenin albumin e tij, por ai vetë nuk do ishte prezent pasi babain e kishte në koma. Ai ishte atje i përfaqësuar përmes kolegëve.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?