Kosova

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte në Kosovë

Në Departamentin Special, në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P., i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civilë të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.