Shqipëria
Prokuroria në Tiranë jep urdhër pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane
Gjatë ditës së sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja telefonike deksa dëgjohen duke folur kryebashkiaku Vangjush Dako dhe Astrit Avdylaj.
Të dy këta pjesë e grupit criminal të “Avdylajve” në Shijak.
Por pas këtyre publikimeve ka ardhur edhe urdhri nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan Albinfo.ch.
Ata kanë urdhëruar që të mos publikohet as edhe një përgjim tjetër qoftë në media qoftë edhe me anë të ndonjë rrjeti tjetër social.
Më poshtë lexoni urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
URDHRI:
Në Tiranë, sot më 05.06.2019, ne Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi jemi njohur me publikimin e pjesshëm në disa media elektronike të disa akteve hetimore, përfshi dhe përgjime audio, të kryera në kuadër të procedimit penal Nr.339 të vitit 2016;
Konstatuam
Më datë 27.12.2016, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është regjistruar procedimi penal Nr. 339, lidhur me veprat penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.
Pas një hetimi proaktiv deri në muajin tetor 2018, i jemi drejtuar me kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për caktimin e masave të sigurimit personal për një numër të konsideruar shtetasish të dyshuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/2, 33/a, etj, të Kodit Penal, të njohur ndryshe dhe si “Operacioni Vol Vo4”.
Menjëherë pas caktimit të masave të sigurimit personal nga gjykata dhe ekzekutimit të tyre nga Policia e Shtetit. Media të ndryshme kanë publikuar disa transkriptime të realizuara në kuadër të këtij hetimi dhe së fundmi edhe ëprgjime audio, të cilat na bëjnë të besojmë se kanë dalë nga kopjimi ose regjistrimi i bisedave që gjenden në CD-të bashkëlidhur akteve të këtij procedimi penal.
Nisur nga fakti se publikimi i akteve të mësipërme, cenojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal Nr.339, të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmoj se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.
Në këto kushte, bazuar në kërkesat e neneve 103, 104 dhe 105 të K.Pr.Penale;
Urdhërojmë:
Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.
Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhri Koordinatori për Mediat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Subjektet e procedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, ndalohen t’i bëjnë publike ato.
Shkelja e këtij urdhri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë