Lajme
Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit
Prokuroria Publike e Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast
Mediat e ndryshme shqiptare dhe ballkanike kanë shkruar dje se një 27-vjeçare me shtetësi zvicerane dhe me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në rrethana “të dyshimta” në Bazel. “Për të zbardhur rastin, policia Kantonale e Bazelit (BS) dhe prokuroria publike në Zvicër po hetojnë rastin si të dyshimtë…”, transmeton albinfo.ch. Por kjo nuk qëndron, sipas Prokurorisë Publike të Bazelit.
E reja është gjetur e pajetë nga policia e Kantonit Basel-Landschaft. E pyetur nga gazeta 20 minuten, Prokuroria Publike e Bazelit konfirmoi se rasti po hetohej si një vdekje e jashtëzakonshme, por nuk ishte duke u zhvilluar ndonjë hetim penal. Kjo do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë të ndikimit të palëve të treta, pra nuk ka të dyshuar se bëhet fjalë për krim.
Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast.
E ndjera (me inicialet V. A.) është varrosur në Kosovë këtë javë. Lajmi për vdekjen e saj “të papritur” u përhap nga familjarët e saj në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu morën vëmendje dhe vazhduan shpërndarjen, përcjell albinfo.ch. “Ajo na la në moshë të re dhe na lë me trishtim të thellë. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri!”, thuhet në postimin e një të afërmi.
Është e paqartë se si dolën nga ky njoftim lajmet që përhapën mediat, të cilat sugjerojnë se gruaja mund të ishte viktimë e një krimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kanada: Flamuri i Kosovës ngrihet në Bashkinë e Hamilton Në Hamilton të Kanadasë do të ngrihet flamuri i Kosovës para bashkisë, me rastin e pavarësisë...
-
“Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane
-
Shtatë kompani kosovare do të marrin pjesë në panairin “Stockholm Furniture Fai”
-
Bruksel: Luiza Duraki me post të ri, nënkryetare e komunës së Anderlechtit
-
Fotografi shqiptar me një projekt të ri në Austri për portretet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Më pak regjistrime të reja për makina elektrike, por akoma shumë vetura në rrugë Kërkesa për automjete të reja, tërësisht elektrike ra në vitin 2024. Pesha e tregut të regjistrimeve...
-
IS donte të joshte 15-vjeçarin për të ndërtuar një bombë në Zvicër
-
Muzeu i Luvrit në Paris, zviceranët do të paguajnë më shumë
-
Si përfundoi Zvicra me sistemin e saj të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor?
-
14 raste fruthi në gjashtë kantone – çfarë duhet të dini