Bota
Prokuroria kërkon nga Shkreli të dorëzojë më shumë se 7 milionë dollarë
Prokurorët po kërkojnë që ish pronari i një kompanie farmaceutike të dorëzojë asetet, përfshirë albumin e vetëm të cilin Shkreli e pagoi 2 milionë dollarë
Prokuroria federale ka kërkuar nga Martin Shkreli të dorëzojë albumin e tij të Wu Tang Clan.
Në kërkesën për dorëzimin e 7.36 milionë dollarëve për të cilat prokuroria beson se shqiptari i siguroi falë shkeljeve ligjore, prokurorët po kërkojnë që ish pronari i një kompanie farmaceutike të dorëzojë asetet, përfshirë albumin e vetëm të cilin Shkreli e pagoi 2 milionë dollarë.
Prokuroria ka kërkuar edhe 5 milionë dollarë në dorë të cilat mbaheshin në llogarinë e “E*Trade” si siguri për të, aksionet e tij në “Turing Pharmaceuticals”, kompania e ilaçeve që e bëri të famshëm shqiptarin pasi e rriti shumëfish çmimin e një ilaçi të rrallë për HIV-in, albumin “Tha Carter V” të Lil Waynet dhe një pikturë të Picassos, transmeton Albinfo.ch.
“Këto pasuri ishin siguruar nga Shkreli personalisht pas tri llojeve të shkeljeve ligjore”, ka thënë prokuroria.
Shkreli është shpallur i fajshëm në muajin gusht në dy akuzat për mashtrim me fonde, ndërsa ishte shpallur i pafajshëm në pesë akuza të tjera.
Pala e Shkrelit ka njoftuar se do të ankohet në kërkesën për dorëzimin e pasurisë në vlerë prej 7 milionë dollarësh.
Pasi ishte dënuar, Shkreli e vendosi albumin e quajtur “Once Upon a Time in Shaolin” në ankande online dhe ka marrë oferta më shumë se një milionë dollarë, para se ai të arrestohej në shtator pasi kishte ofruar para për ndjekësit e tij në Facebook që do të guxonin të kapnin për flokë Hillary Clintonin. Më pas Shkreli kërkoi falje dhe tha se ishte duke bërë shaka.
Dënimi i Shkrelit pritet të shpallet më 16 janar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind