E-Diaspora
Prokuroria Federale: 6 muaj burgim kosovarit për mbështetje të ISIS-it
Aktgjykimi është dhënë me urdhër dënimi, mundësi kjo e re që e lejon ligji kundër terrorizmit. Por, deri në një dënim të plotfuqishëm, personi konsiderohet i pafajshëm.
Prokuroria Publike Federale i ka shqiptuar një shtetasi zviceran nga Dietikoni (ZH) me prejardhje kosovare dënimin me gjashtë muaj heqje lirie. Ajo që i ngarkohej 28-vjeçarit ishte dyshimi për propagandë në favor të grupit terrorist të njohur si “Shteti Islamik” (ISIS) dhe për shpërndarje të pamjeve të dhunës, shkruan Tages Anzeiger.
Aktgjykimi është dhënë me urdhër dënimi, mundësi kjo e re që e lejon ligji kundër terrorizmit.
Avokati për nga detyra zyrtare ka paraqitur kundërshtim dhe e ka kaluar çështjen në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona, transmeton albinfo.ch.
Besir M. ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë aktiv në mediat sociale. Për shkak të faktit se ai në këto media shpërndante pamje brutale në lidhje me ISIS-in, Shërbimi Informativ Federal ia kishte tërhequr vërejtjen në mënyrë preventive tri herë me radhë. Por 28-vjeçari thjesht vazhdonte tutje. Kështu, sipas Prokurorisë, ai fuste në qarkullim video me flamur të ISIS-it dhe madje video që tregonin heqje kokash ose prerje duarsh.
Para mëse dy vjetësh i ishte bastisur banesa, me ç`rast ishte konfiskuar “material voluminoz propagandistik për ISIS-in si dhe imazhe përkatëse dhune. Në marrjen në pyetje nga Policia Federale e Krimit, Besir M. kishte pranuar se më parë e kishte mbështetur ISIS-in si dhe kishte siguruar ose dërguar fotografi dhe video në lidhje me ISIS-in, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, ai ka thënë se motra e ish-gruas së tij ishte përfshirë në dhunën e Xhihadit dhe se edhe vetë ish-gruaja e tij kishte synuar po këtë.
Me propagandën e bërë, ai, sipas Prokurorisë, ka mbështetur ISIS-in dhe krimet e tij. Materialet e tij kanë qenë të orientuara për të glorifikuar ISIS-in, për të demonstruar fuqinë e tij dhe për ta paraqitur jetën në regjionin e sunduar nga ISIS-i si të denjë për t`u synuar nga të gjithë myslimanët, transmeton albinfo.ch. Në këtë e sipër, ai ka përhapur pamje që tregojnë ushtrim dhune të shfrenuar.
Duke qenë se Besir M. ka bërë për vite me radhë delikte dhe me këtë rast ka vepruar nga bindja e thellë fetare, Prokuroria Federale ka kërkuar për të një dënim efektiv me gjashtë muaj heqje lirie.
Deri në një dënim të plotfuqishëm, personi konsiderohet i pafajshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve