Lajme
Prokuroria e Prishtinës, çerdhe e krimit të organizuar
Avokatin e Popullit në detyrë, Sami Kurteshi, thotë se sistemi në drejtësi ka dështuar, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës është çerdhe e krimit të organizuar

Sistemi i drejtësisë në Kosovë në përgjithësi është i dështuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kryetari i saj janë çerdhe e krimit të organizuar. Kështu konsideron Avokatin e Popullit në detyrë, Sami Kurteshi, i cili mendon se si pasojë e dështimit në drejtësi ka ardhur Gjykata Speciale.
“Sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës përfshi gjykatat, prokurorinë, policinë ka dështuar. Jo vetëm se ka dështuar, por është bërë çerdhe e krimit të organizuar, sidomos prokuroria. Unë po e them Prokuroria Themelore e Prishtinës është çerdhe e krimit të organizuar”, deklaroi Avokati i Popullit.
Sipas Kurteshit, kjo prokurori bashkë me kryetarin e saj, ka dështuar.
“Këtë e kanë parë të gjithë çka u bë tash si besojnë gjykimit tonë, drejtësisë tonë. Nuk besojnë se ne mund të bëjmë drejtësi shoqërore edhe drejtësi institucionale edhe tash po na e bartin jashtë. Kjo është tragjike madje e kanë suspenduar pjesërisht edhe Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Kurteshi.
Në një intervistë për KP, Kurteshi flet edhe për mos zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, “ku në bazë të rrethanave, po shihet se partitë politike po bëjnë gara se cila do ta ketë njeriun e vet në krye të këtij institucioni”.
Derisa, flet për ballafaqimin me Gjykatën Kushtetuese, Kurteshi thotë se kurrë asnjëherë nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e saj Enver Hasani, as gjyqtarët tjerë, por e ka thënë atë që është e drejtë, falsifikimin e dokumenteve që ka bërë Kushtetuesja dhe kryetari i saj.
Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, ai thotë se kjo do ta cenojë sovranitetin e shtetit.
“Kjo është grushti më i madh që e ka marrë Republika e Kosovës pas lufte. Ggrushti më i madh. Unë i dëgjoj flasin kështu, kanë synimet e veta, kanë pikëpamjet e veta, kanë politikanët, analistët, shoqëria civile, kuvendi, Qeveria gjithkush do të thotë: bën kështu. Por, çështja është gjyqësori… Bazën e sovranitetit të brendshëm shtetëror e përbën gjyqësori, nuk e bënë ekzekutivi, as legjislativi nuk merret me sovranitetin”, deklaroi ai.
Legjislativi, sipas tij, garanton të drejtën, ekzekutivi ekzekuton vendimet që duhet t’i marrë gjyqësori, po thelbin e mbrojtjes e bënë gjyqësori, “e nëse ta merr atë të drejtë të ndarjes së drejtësisë ta merr pjesën thelbore të sovranitetit”.
“Le ta interpretojnë si të donë. Unë e di ka këtu interpretime të ndryshme. Kjo është marrje, jo bartje, është marrje e sovranitetit të Republikës së Kosovës në mënyrë të njëanshme”, tha Kurteshi.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?