Integrimi
Prokuroria: Dënimi me 20 vjet burg, i ulët për vrasësin e gruas
"Në këtë rast kanë qenë të plotësuara kushtet që përveç dënimit, dorasit t`i shqiptohet edhe masa e kujdestarisë, pasi që ai ka kryer vrasje të rëndë"
Shqiptari 45 vjeçar nga Kosova, i dënuar para dy muajsh nga Gjykata e Qarkut në Brugg (Aargau) me 20 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes, mund të marrë edhe një dënim plotësues. Në të vërtetë, sipas prokurorit të lëndës, dënimi që i është shqiptuar atij ka qenë shumë larg nga ajo që është kërkuar në padi. Një zëdhënëse e prokurorisë ka thënë të enjten për medie se në këtë rast kanë qenë të plotësuara kushtet që përveç dënimit, dorasit t`i shqiptohet edhe masa e kujdestarisë, pasi që ai ka kryer vrasje të rëndë. Marrë parasysh tiparet e personalitetit të tij rrethanat e kryerjes së aktit dhe kushtet e tij jetësore është e pritshme që ai të kryejë sërish ndonjë delikt, ka thënë zëdhënësja. Sipas saj küeto janë arsye të mjaftueshme që atij (Afrim M.) t`i shqiptohet edhe masa e përjetshme e kujdestarisë.
Përshkrimi që i bën aktakuza vrasjes në Riniken është ky: Ai e kishte përgjuar gruan e tij në një stacion autobusi dhe pastaj kishte shtënë katër herë me revole nga afërsia mbi të. Edhe pasi që gruaja kishte rënë përdhe e plagosur rëndë, ai e kishte qëlluar atë edhe njëherë. E gjithë kjo kishte ndodhur në prani të njerëzve që gjendeshin në stacionin e autobusit. Ndërsa i akuzuari kishte treguar një version tjetër. Sipas tij ai kishte qëlluar rastësisht në stacion, kur gruaja e tij i ishte afruar dhe e kishte sharë dhe kërcënuar se do të kërkonte burgosjen e tij. Pas kësaj ai nuk kishte qenë në gjendje të mendonte në mënyrë të qartë. Ai nuk mund të sqaronte veprimin e kryer.
Vrasja ka ndodhur në vitin 2009 ndërsa dënimi Afrim M. i është shqiptuar më 24 prill 2013. Ai ka kryer vrasje të rëndë, ka rrezikuar jetët e të tjerëve dhe ka shkelur ligjin për armëmbajtje. Për të gjitha këto ai është dënuar nga Gjykata e Qarkut me 20 vjet heqje lirie.
Tash lënda i shkon në trajtim Gjykatës së lartë të Aargaut, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës