Shqipëria
Prokurori shqiptaro-amerikan: “Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë këtu”
"Jam veçanërisht i turpëruar, sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë, është lënë të bjerë shumë poshtë"

Shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, ekspert i OPDAT-it për reformën në drejtësi, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është shumë mbrapa, madje thotë se është i turpëruar nga ky sistem. Prokurori Juncaj është me origjinë nga Malësia e Madhe.
“Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë. Ajo thoshte se nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshme, të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar, sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë, është lënë të bjerë shumë poshtë”, ka thënë ai në eventin TED EX Tirana, me moton: “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.
Por Juncaj ka theksuar se ambasadori amerikan që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi t’i ketë thënë atij se ka shpresë, por që në këtë betejë të vështirë duhet të gjithë të jenë bashkë.
“Kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t’ia dalim nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend, për të cilin duhet të jemi krenarë”, ka thënë prokurori Juncaj.
Ai shprehu shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu.
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane Rekord, niveli më i lartë për mbi 50 vjet....
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës