Shqipëria

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje Moisi Habilajn

Marrja në pyetje ka pasur për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme për hetimin e nisura në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Prokurorët e Shqipërisë kanë marrë në pyetje në Katania tre anëtarë të grupit të Habilajve. Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara udhëtuan të hënën në Itali.

Sot është pyetur Moisi Habilaj, i cili ka ndryshuar edhe avokatin. Televizioni Ora News ka mësuar se avokati i ri është Giuseppe Caltabioano me të cilin Moisi Habilaj do të përfaqësohet në seancën e 31 majit. Marrja në pyetje ka pasur për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme për hetimin e nisura në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nesër më 31 maj në Itali nis gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve.