Shqipëria
Projektori madhështor në Tiranë
Vetëm nga projektet e zhvillimit në bulevard, do të punësohen deri në 30 mijë punonjës, duke dhënë një impakt pozitiv në ekonominë e qytetit
Me një sipërfaqe gjashtë herë më të madhe se Parku Rinia, Parku Qendror i Bulevardit të Ri do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit shqiptar. Pas sheshit “Skënderbej” dhe parqeve te Liqeni i Tiranës, në Farkë dhe Kashar, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara të Evropës, shkruajnë mediat shqiptare.
Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike për prezantimin e projektit dhe ku morën pjesë anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitektë, urbanistë, si dhe përfaqësues të grupeve të interesit, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e Bulevardit të Ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës. Ai tha se është bërë një punë 2-vjeçare për studimin me detaje për përmirësimin dhe zhvillimin e zonës.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se projekti i “Bulevardit të Ri” do të jetë një gjenerues të ardhurash për bashkinë. “Gjëja e parë që bëmë është 10-fishimi i taksës së ndërtimit. Ndërtuesit nuk janë të lumtur për këtë. Sot të bësh një pallat mesatar në Tiranë, duhet t’i paguash 1 milionë euro taksë bashkisë. Po si mendoni ju, me çfarë bëhen shkollat, kopshtet, çerdhet, me çfarë pastrohet Tirana, me çfarë mbillen pemët, me çfarë organizohet e gjithë infrastruktura e këtij qyteti, me çfarë lekësh ndërtohen të gjitha këto investime, nga Sheshi “Skënderbej” te ky bulevard, te rrugët, te këndet e lodrave, te çdo gjë që ne inaugurojmë përditë? Nga taksat. Dy mundësi janë, ose do taksosh ata që mund të mbajnë më shumë, që janë ndërtuesit, ose do taksosh ata që janë më pak, që marrin më pak, por që janë shumica e popullsisë, që janë familjarët”, theksoi Veliaj.
https://web.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10155750587651926/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër