Kosova

Projektligji për ndërtimet pa leje ngjallë debat në Kuvend

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja me mosvotimin e këtij projektligji, po e lë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.

Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka ngjallur debat ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend. Në momentin kur erdhi koha që të votohen 28 amendamentet e këtij projektligji, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk marrin pjesë në votim. Glauk Konjufca dhe Armend Zemaj kanë  thënë se nuk mund të votojnë për këtë projektligj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja me mosvotimin e këtij projektligji, po e lë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.

Por, Armend Zemaj ka thënë se nuk po e kupton Haradinjan për çka është duke folur, apo siç është shprehur, mos ai është duke parë ëndrra. Ndërkaq, Bekim Haxhiu nga PDK-ja ka thënë se dikush me qëllim po e pengon punën e Kuvendit, sidomos në këtë projektligj, i cili do të rregullonte ndërtimet pa leje. Në fund ky projektligj është hedhur në votim dhe pas dy tentimeve ka arritur ti marrë vetëm 50 vota për.