Ekonomi
Projekti zviceran RISIAlbania ndihmon në krijimin e vendeve të punës
Duke asistuar rritjen e sektorit privat, mund të krijohen më shumë vende pune – kjo është përvoja e projektit me financim zviceran RisiAlbania. Gjatë një vizite në terren në Lushnjë, Ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître, theksoi se asistenca teknike mund të rezultojë në më shumë vende pune nëse punon ngushtë me agrobizneset.
Ambasadori u takua me eksportuesin e suksesshëm ‘Doni Fruits’ si dhe me fermerët furnizues dhe grumbulluesit, të cilët aktualisht po punojnë për të marrë certifikimin në grup Global G.A.P, transmeton albinfo.ch.
“Mësova se ka shumë kërkesa në mënyrë që të përmbushen standardet. Ato garantojnë cilësinë e produkteve si dhe të mjedisit, dhe të dyja kanë shumë rëndësi për konsumatorin fundor dhe për tregun”, tha Ambasadori Maître pas vizitës.
Në fshatin Kemishtaj, Ambasadori zviceran vizitoi BioBes, një kompani me histori të gjatë familjare në grumbullimin dhe paketimin e bimëve mjekësore në disa rajone të Shqipërisë. Fusha e tyre me lule misri si dhe linja të tjera në vend u sigurojnë 400 familjeve rurale burimin kryesor të të ardhurave.
Projekti zviceran RisiAlbania mbështet investimet e BioBes në teknologjinë e tharjes dhe zgjerimin e kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompania synon të rritë pjesën e tyre të bimëve të kultivuara nga 6% aktualisht deri në 51% në 2022, si dhe të zbatojë certifikimin organik për të gjitha produktet e veta.
Me mbështetjen e RisiAlbania kompanitë kanë krijuar deri tani 25 vende të reja pune. Projekti synon të krijojë 100 vende të reja me pune me kohë të plotë deri në fund të vitit 2019 dhe rreth 300 të tilla deri në përfundim të projektit permes bashkëpunimit me kompanitë në këtë sektor.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës