Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
SHBA: Oficeri i FSK-së, diplomon në Inxhinieri Ushtarake Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard...
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë? Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Zvicra nuk ka një pagë minimale kombëtare. Por disa kantone...
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur 40 për qind në 10 vjetët e fundit
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi