Integrimi
Projekti “Brunnadere” fiton çmimin për integrim të qytetit të Bernës
Në këtë shitore tipike të lagjes, gjatë vitit të kaluar kanë punuar tetë migrantë nga Iraku, Tibeti, Angola, Eritrea, Indonezia, Sri Lanka, Afganistani dhe Siria
Çmimi i sivjetmë për integrim i qytetit të Bernës ka shkuar në duart e udhëheqësve të shitores me emrin “Brunadere”, transmeton albinfo.ch. Në fakt, stafi i shitores e ka merituar çmimin në saje të angazhimit që ka bërë për shpëtimin e saj nga mbyllja që e kërcënonte që nga viti 2011 dhe falë faktit se ka punësuar punëtorë të huaj.
Në këtë shitore tipike të lagjes, gjatë vitit të kaluar kanë punuar tetë migrantë nga Iraku, Tibeti, Angola, Eritrea, Indonezia, Sri Lanka, Afganistani dhe Siria. Në këtë mënyrë ata kanë fituar vend në tregun e punës të Zvicrës.
Projekti ka gëzuar edhe përkrahjen e parezervë të qytetarëve, banorë të lagjes, përcjell albinfo.ch. Sot, shitorja e drejtuar nga menaxheri i saj Robel Kahsay ia ka dalë të mbijetojë dhe po qëndron në këmbët e veta.
Çmimi kryesor është 10 mijë franga. Veç tij është dhënë edhe një çmim promovues prej 4000 frangash për projektin “wegleben”, i cili ofron dhoma për refugjatët.
Gjithsej në këtë konkurs kanë marrë pjesë 39 projekte.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës