Zhvillim
Projekti “Borea” tërheq edhe investitorët e huaj
Projekti “Borea” është në fazën përfundimtare të hartimit nga “Friholz SA Konsulence” me bazë në Zvicër
Një numër i madh i kompanive të huaja kanë treguar interes për të marrë pjesë në ndërtimin e një vendpushimi të dytë të skive në Kosovë, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami.
Projekti i skive “Borea” vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe do të realizohet me partneritet të përbashkët publik-privat, mes kompanive vendëse dhe atyre të huaja, është shprehur ministri i Financave, Avdullah Hoti, shkruan “seenews.com”.
Projekti me të vërtetë është madhështor, ku do të ketë teleferik, pastaj një hotel dhe një restorant prej druri. Stacioni i parë do të jetë 515 metra mbi nivelin e detit, kurse teleferiku do të marrë turistët në 2340 metra në malet e Rugovës.
Projekti “Borea” është në fazën përfundimtare të hartimit nga “Friholz SA Konsulence”, me bazë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Më parë këtë vit ishte parashikuar shitja e vendpushimit të skive në Brezovicë, e cila dështoi, pasi investitori nuk arriti të sigurojë mjetet financiare.
Në nëntor të vitit 2014 Kosova nënshkroi marrëveshje me një konsorcium francez “PZHK-Consulting” dhe “Compagnie des Alpes” për me qira 99-vjeçare e 3,364 hektarë tokë në malet e Brezovicës kundrejt një pagese prej 9.9 milionë euro dhe një premtim prej 410 milionë euro investime në zhvillimin e më shumë se 100 km në shpatet e skive dhe objekteve të tjera.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?