Kosova
Projekt-propozimi i astronomes shqiptare, Pranvera Hyseni, pranohet në NASA
Projekti i astronomës Pranvera Hyseni për studimin e asteroidëve pranohet në NASA
Pranvera Hyseni, një astronome e lindur dhe edukuar në Kosovë, e cila tashmë po kryen doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale se projekti që ajo kishte propozuar për studimin e asteroidëve është pranuar nga NASA. Tashmë ajo do të ketë mundësinë për të përdorur për 4 net teleskopin e fuqishëm NASA Infrared Telescope Facility në Hawaii, transmeton albinfo.ch.
“Me kënaqësinë dhe nderin më të madh ndaj me ju që më është pranuar projekti im i parë nga NASA, përmes të cilit kam fituar alokimin e katër netëve të plota në Teleskopin me aparaturë 4-metra, NASA Infrared Telescope Facility në Hawaii. Përmes këtij projekti do të studioj familje të ndryshme të asteroideve për të kuptuar kompozicionin dhe materien organike nëpërmjet metodës së spektroskopisë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në studimin e saj znj. Hyseni do të bëjë një ekzaminim të detajuar të dritës së emëtuar nga asteroidët, për të kuptuar më mirë përbërjet kimike dhe proceset që ndikuan në formimin e tyre.
Edhe pse tashmë studion në SHBA, znj. Hyseni nuk e ka harruar aspak vendlindjen e saj. Ajo solli e vetme shkencën në komunitetin e saj duke themeluar organizatën jofitimprurëse “Astronomy Outreach of Kosovo” në vitin 2015. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve të gjera informuese, AOK ka pasur një ndikim thelbësor, duke arritur dhe duke u angazhuar me mbi 25,000 individë në vit. Angazhimi i saj i jashtëzakonshëm ka fituar njohjen e saj si një nga pesë femrat më me ndikim në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025