Tematike
Projekt Pilot për punësimin e imamëve në qendrat federale të azilit
Para fillimit të punës ata është dashur të plotësonin një katalog rregullash dhe kriteresh. Ato janë përpiluar nga Kisha Katolike, ajo Reformatore, Bashkësia Hebreje e vendit (SIG) dhe nga federata. Ky katalog është i ngjashëm me atë që vlen për priftërinjtë ose imamët që u shërbejnë të burgosurve

Në qendrat federale të azilit në të ardhmen mund të kenë qasje edhe imamët myslimanë për t`u përkujdesur për refugjatët e besimit islam. Kështu, në qendrën testuese në Cyrih, në kuadrin e një projekti pilot ka filluar qysh të premten e javës së kaluar angazhimi i tre imamëve, dy burra dhe një grua. Që të tre këta ndajnë bashkë një pensum (normë pune) prej 70 për qind. Projekti zgjat një vit.
Sigurisht, para fillimit të punës ata është dashur të plotësonin një katalog rregullash dhe kriteresh. Ato janë përpiluar nga Kisha Katolike, ajo Reformatore, Bashkësia Hebreje e vendit (SIG) dhe nga federata. Ky katalog është i ngjashëm me atë që vlen për priftërinjtë ose imamët që u shërbejnë të burgosurve.
Për zbatimin e këtij projekti SEM ka ngarkuar Bashkësinë e Organizatave Islamike në Cyrih (VIOZ)
Siç njofton SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion, projekti pilot ka për synim që të vërtetojë nëse do të ketë mundësi që në të gjitha qendrat federale të azilit të angazhohen imamë dhe të mësojë se çfarë përfitimi do të ketë na një angazhim i tillë.
Prej vitesh, në veçanti kishat e vendit por edhe SEM janë ballafaquar me çështjen se a duhet dhe nëse duhet, atëherë në ç` mënyrë, mund të ofrohet një shërbim fetar për besimtarët myslimanë në qendrat federale të azilit..
Një projekt i parë pilot, i realizuar gjatë vitit 2013 në Qendrën Procedurale të Azilit në Chiasso kishte testuar nëse prania dhe këshillimi përmes një imami do të ndikonte pozitivisht në bashkëjetesën brenda qendrës.
Projekti në fjalë i cili ishte realizuar nga ZHAW (Shkolla e Lartë e Cyrihut për Shkenca Aplikative) kishte evidentuar shumë çështje të cilat pastaj SEM në bashkëveprim me kishat e vendit i ka sqaruar. Rezultatet janë përfshirë pastaj edhe në projektin e ri pilot.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë