Lajme

COVAX dyfishon dozat e vaksinave në 2 miliardë

Aleanca COVAX e cila synon të sigurojë vaksinat COVID-19 për njerëzit më të rrezikuar në botë, tha të premten se kishte fituar qasje në gati 2 miliardë doza, duke dyfishuar afërsisht furnizimin e saj, me dërgesat e para që priten në tremujorin e parë të vitit 2021.

Nisma e drejtuar nga aleanca e vaksinave Gavi dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ajo synonte të jepte 1.3 miliardë doza vaksinash të miratuara vitin e ardhshëm në 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Të 190 ekonomitë që kanë rënë dakord të marrin pjesë në program do të “kenë qasje në doza në gjysmën e parë të 2021, me dërgesat e para të vitit 2021 – varet nga miratimet dhe gatishmëria e vendeve për shpërndarjen”, u tha në një deklaratë.

“Njoftimet e sotme ofrojnë rrugën më të qartë për t’i dhënë fund fazës së pandemisë duke mbrojtur popullatat më të prekshme në të gjithë botën”, u tha tutje, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.